PROGRAM

 

CATALOG (In English,  Romanes, Shqip, Srpski)
to dowload the catalog, sigh in in issuu.com)

 

POSTER

 

K2.0 picks for Rolling Film Festival
(article in English)

 

By: Kosovo 2.0
Today the third edition of the Rolling Film Festival officially starts! The Rolling Film Festival is Kosovo’s only film festival that focuses specifically telling the stories of Roma communities in Kosovo and across the world. The line-up of films this year is quite good, and it’s worth noting that admission is free to all Rolling Film Festival screenings. After having had a look at the films planned for this year, we’ve made a preliminary list of movies we’d like to see at the Rolling Film Festival:

 

more... click the fallowing link

 

//kosovotwopointzero.com/en/what-and-where/k2.0-picks-for-rolling-film-festival-12-12-2012

 

Article in Albanian

NIS RROKULLISJA E TRETË FILMIKE
Foto: Fisnik Dobreci
Nga Mevlude Rafuna  13 Dhjetor 2012 14:19

Të mërkurën në Prishtinë filloi edicioni i tretë i Rolling Film Festival, një festival ky që për qëllim ka ngritjen dhe avancimin e komunitetit romë në Kosovë.

Në konferencën për media, që u mbajt të mërkurën, pak orë para hapjes zyrtare të Rolling Film Festival, të pranishëm ishin drejtori i përgjithshëm i Organizatës Joqeveritare Balkan Sunflowers, Rand Engel, Muhamet Arifi, drejtor i Balkan Sunflowers për Kosovë, Milica Miloviç, koordinatore e projektit të festivalit, dhe Sami Mustafa, drejtor artistik i festivalit.

Sami Mustafa foli për përmbajtjen e filmave që do të jepen në kuadër të Rolling Film Festival. Sipas tij, filmat janë një medium i fuqishëm për inspirimin e audiencës.

click to read more on the fallowing link.

//gazetaexpress.com/?cid=1%2C20%2C99048

 

ROLLING FILM FESTIVAL – PRESS
TELEGRAFI: //www.telegrafi.com/magazina/nga-12-dhjetori-vjen-rolling-film-festival-18-1127.html
Nga 12 dhjetori vjen “Rolling Film Festival”
18:24 / 4.12.2012


Nga data 12 deri në 16 dhjetor në pesë vende të ndryshme të Kosovës do të zhvillohet festivali i filmave romë, “Rolling Film Festival”. Ky festival duket se tashmë është shndërruar edhe si traditë në vendin tonë, pasi këtë vit feston tre vjetorin e themelimit. Gjatë këtyre katër ditëve sa do të zhvillohet festivali, do të shfaqen 32 filma, do të ketë biseda me regjisorë ndërkombëtarë dhe vendorë, po ashtu dhe performanca muzikore dhe artistike.
Ky festival sjell çdo vit filma të punuara nga romët e Kosovës dhe jashtë saj. Gjatë dy viteve të fundit “Rolling Film Festival është bërë ngjarja më e vlerësuar në Kosovë për prezantimin e komunitetit rom, për përkrahjen e shprehjes artistike rome dhe për ofrimin e një platforme për luftimin e stereotipeve dhe promovimin e marrëdhënieve pozitive ndëretnike. /Telegrafi/

 

KOHA NET: //www.kohaditore.com/?page=1,5,126207
Katër ditë me “Rolling Film Festival”

 

Publikuar: 06.12.2012 - 09:51
Prishtinë, 6 dhjetor - Edicioni i tretë i festivalit që mëton të eksplorojë kulturën rome nis me “Udhëtimin e mbarë” (Latcho Drom). Filmi i regjisorit francez Tony Gatlif është i pari nga 32 filmat e metrazhit të shkurtër dhe të gjatë, që do të shfaqen në kuadër të “Rolling Film Festival”. Evenimenti, i cili fokuson shprehjen artistike rome, hapet më 12 dhjetor. Përveç shfaqjes së filmave, në edicionin e sivjetmë në katër ditët e “Rolling…” do të zhvillohen biseda me regjisorë vendorë e ndërkombëtarë dhe do të servohen performanca muzikore e artistike. Organizatorët e festivalit, në një konferencë për media, një javë para hapjes së “Rolling…”, kanë dhënë informata të detajuara për përmbajtjen dhe qëllimin e tij. “Festivali do të ketë filma të temave që lidhen me komunitetin rom e që janë realizuar nga regjisorë, kryesisht nga Evropa”, ka thënë Una Hajdari, një nga organizatoret e festivalit. Drejtori artistik i “Rolling Film Festival”, Sami Mustafa, ka folur për qëllimin e festivalit.“’Rolling Film Festival’ është themeluar në vitin 2009 për të thyer akullin dhe në vitin 2012 është një nga ngjarjet më të rëndësishme që prezantojnë komunitetin rom para komuniteteve të tjera. Qëllimi i festivalit është ngritja e vetëdijesimit për kulturën rome në Kosovë dhe para botës”, ka thënë Mustafa.

 

Sipas tij, sfida më e madhe e organizatorëve të edicionit të sivjetmë të këtij festivali ka qenë përzgjedhja e filmave.

 

“Sfida më e vështirë për ne ka qenë të bëjmë një përzgjedhje të kujdesshme të filmave që nuk do të kontribuojnë në shpërndarjen e stereotipave për romët dhe nuk do të prezantojnë vetëm anën negative, por edhe atë pozitive”, ka thënë Mustafa.

 

Sipas Mustafës, “Rolling…” nuk e ka primar karakterin garues, por, megjithatë, në mbrëmjen përmbyllëse do të ndahen katër çmime.

 

“Çmimi i audiencës do të llogaritet çmim kryesor, derisa dy çmime të tjera ndahen nga juria. Po ashtu do të ndahet çmimi në kategorinë e filmave të shkurtër që janë realizuar me telefona mobilë nga të rinjtë romë”, ka thënë Mustafa.

 

Sipas tij, mysafirë të edicionit të tretë të “Rolling..” janë producenti holandez Bob Entrop, regjisori e fotografi Dominik Sprizendorfer, regjisorja Djordje Çeniç, shkrimtari e kuratori Ivor Stodolsky e të tjerë.

 

Koordinatorja e festivalit, Milica Miloviq, ka qenë ajo që ka zbuluar risinë e këtij edicionit.

 

“Do t’i kushtojmë rëndësi sidomos audiencës së re. Për këtë kemi marrë iniciativë që të organizojmë autobusë me të cilët do t’i sjellim të rinjtë romë nga vendet e tjera të Kosovës për t’i parë filmat në Prishtinë”, ka thënë Miloviq.

 

Edicioni i tretë i këtij festivali do të përmbyllet në “Hamam Jazz Bar”, me performancën e “Jimmi Band”, Driton Berishës dhe “Gipsy Groove”. Në emër të këtij të fundit ka folur Bajram Kinolli.

 

“Ju ftoj që të shikoni filma dhe të dëgjoni muzikë të mirë”, ka thënë Kinolli.

 

Festivali katërditor i filmit është organizuar nga “Romanwood” dhe “Ballkan Sunflowers Kosova”.

 

ZERI: //www.zeri.info/artikulli/4/22/63516/rolling-film-festival/
Kult. ShqipKult. e Huaj


Rolling Film Festival
Drilon Pulaj | 06-12-2012 10:24 CET
Për herë të tretë festivali i filmit Rolling Film Festival vjen në mbështetje të komunitetit rom nga e gjithë bota. Festivali me këtë edicion shënohet si ngjarje e vetme e fokusuar në shprehjen artistike rome.
Në konferencën për shtyp, drejtori artistik Sami Mustafa tha se qëllimi i festivalit është që ta bashkojnë komunitetin rom nga e gjithë bota dhe të krijojmë një kulturë artistike për ta. “Ne duam të kultivojmë jetën e romëve nga e gjithë bota. Të tregojmë barazinë sociale, historinë përmes filmave si mundësi e së ardhmes romane. Tematikat e fimave përgjithësisht janë me përcjellje gazmore dhe shprehin mënyrën e jetesës së romëve në botë” shtoi Mustafa.
Ndërkaq, koordinatorja e projektit Milica Milovic theksoi se“ky festival ka thyer akullin nga viti 2009, ateherë kur ishte paraqitja e parë publike e të rinjve romë, të cilët u organizuan dhe promovuan filmat e tyre.
Filmat janë përzgjedhur për të demonstruar shumëllojshmërinë, pasurinë dhe elementin njerëzor të të gjitha tregimeve rome. Mbështetja dhe realizimi i këtij festivali është realizuar nga "Romawood" dhe "Balkan Sunflowers Kosova". Janë gjithsej 32 filma që do të shfaqen në Kino ABC, në Prishtinë dhe në qytete të tjera. Natën e fundit të festivalit do ta përmbyllë artisti Bajram Kinolli.

 


ONE WORLD SEE: //oneworldsee.org/content/3rd-rolling-film-festival-films-and-about-roma-starts-next-week-prishtina

3rd Rolling Film Festival of Films By and About Roma Starts Next Week in Prishtina


7. December 2012 - 10:05 — Dejan Georgievski
The organizers of the Rolling Film Festival presented, in a conference for the media held at the Kosovo Chamber of Commerce on December 5, 2012, the programme of this year’s edition of the festival that showcases films made by and about the Roma.
Rolling Film Festival opens next week in Prishtina/Priština
Sami Mustafa, the founder and Artistic Director of the Rolling Film Festival, talked about the importance of the Festival which paves the way for a new public approach to Roma life and traditions.

“Education, health, and employment are needed to move forward. But peoples’ imaginations need to be challenged too. This can be achieved through the power of culture, essential for creating open, inclusive societies by encouraging debate and creating both spaces; for interaction and for public and political expression,” Mustafa said, adding that the festival aims to offer a true insight into the global situation of the Roma people through screenings of both local and international films.

Milica Milović, the Rolling Film Festival Project Coordinator and two-time contributor presented the various programs and workshops that marked the run-up to the third edition, such as the Rolling Youth Selection Committee and Cikore Filmja held in August and September of this year.

Milović highlighted the importance of the Youth Mobility initiative of Rolling Film Festival, and its contribution to the core goal of Rolling – that of aiding the further societal integration of the Roma community in Kosovo. The initiative ensures that the Roma youth from Kosovo are part of the RFF output, whether as participants, audience, volunteers; basically every facet of the Festival welcomes them.

Bajram Kinolli, Roma artist and musician from Kosovo invited all citizens to “have fun, watch a lot of movies, and drink rakia and beer together; of course, for those who prefer it”.

The 3rd Rolling Film Festival will be held in Prishtina/Priština from December 12 to December 16, 2012, and will open with a special ceremony at the National Theater of Kosovo.

 

KAHMESHKU:  //www.kahmeshku.com/profile/rolling-film-festival
KOHA NET: //www.kohaditore.com/?page=1,5,127211


“Udhëtim i sigurt” hap “Rolling Film Festival”
Artikujt tjerë

Publikuar: 13.12.2012 - 09:28
Prishtinë, 13 dhjetor - Regjisori francez Tony Gatlif në vitin 1993 do të nisej në një “udhëtim të sigurt” për pasqyrimin e jetës të cilët e bëjnë romët në katër anët e botës. Prej shkretëtirave të nxehta të Azisë deri tek vendet e ftohta të Evropës Lindore, për të kaluar prej Afrikës së Veriut deri tek Evropa Perëndimore kanë qenë vendet ku ai i ka mbledhur rrëfimet. Filmi - që ka fituar çmim në Festivalin e Cannes dhe çmimin “Grand Prix” në Festivalin e Montrealit - shpërfaq shumëllojshmërinë e kushteve në të cilat jetojnë sot romët në botë, e që regjisori i quan nomadë të kësaj toke. Pa dialogë e pa narracion, dokumentari është përshkrim për këngët dhe vallëzimin e grupeve rome në Indi, Egjipt, Turqi, Rumani, Hungari, Sllovaki, Francë e Spanjë. Ngjashmëritë mes tyre, në zakonet e udhëtimit, të këngëve dhe vallëzimit janë bërë bashkë në filmin dokumentar 103- minutash, që Gatlif ia ka vënë titullin në romisht “Latcho drom”, e që në shqip i bie “Udhëtim i sigurt”. Me këtë “udhëtim të sigurt” ka nisur në Prishtinë edicioni i tretë i Festivalit të filmit që i dedikohet komunitetit rom “Rolling Film Festival”. Ky film ka ndezur ekranin e madh të festivalit. Ceremonia është mbajtur mbrëmjen e së mërkurën në Teatrin Kombëtar të Kosovës. Njësoj sikur në posterin që ka paralajmëruar nisjen e festivalit 4-ditor, një performancë e shkurtër me një biçikletë, sjellja e rrotës e së cilës paralajmëron ndezjen e ekranit për shfaqjen e filmit, ka qenë pjesë e ceremonisë, ku ka pasur edhe fjalime të shkurtra. Është thënë se arsyeja e mbajtjes së këtij manifestimi, tash për të tretën herë me radhë në Kosovë, është që të kontribuojë në zhdukjen e paragjykimit për romët. E detaje për festivalin janë dhënë në një konferencë për media që është mbajtur të mërkurën paradite.

I pari që ka folur ka qenë drejtori artistik dhe njëherësh ideatori i këtij festivali, Sami Mustafa. Ai ka bindjen se filmi është medium i fuqishëm për inspirimin e audiencës dhe se filmbërësit romë dhe ata joromë mund të transformojnë pikëpamjet negative për këtë komunitet.

“Të kesh një festival të filmit rom është shumë e rëndësishme, por më e rëndësishme është transformimi i mënyrës të perceptimit ndaj këtij komuniteti”, ka thënë Mustafa, teksa ka shtuar se pyetja të cilën ata ia parashtrojnë vetes para secilit edicion të festivalit është si të sfidohen paragjykimet dhe stereotipat.

Me këtë synim do të shfaqen 32 filma të metrazhit të shkurtër dhe të gjatë, në pesë lokacione të ndryshme të kryeqytetit. Prej tyre 9 filma janë prodhuar në Kosovë, si pjesë e punëtorisë “Cikore Filmja” dhe po aq në të njëjtin projekt që janë prodhuar në Slloveni. Veç Teatrit Kombëtar të Kosovës, do të jenë edhe hapësirat e Kinemasë ABC1, ajo e Qendrës Multimedia, librarisë “Dit’ e nat’” dhe kafeneja “Te dudi” do të jenë nikoqirë të tyre.

Milica Miloviq, koordinatore e festivalit, ka thënë se veçantia e këtij edicioni janë të rinjtë dhe mënyra se si ata janë inkuadruar në festival.

“Njëri nga problemet me të cilat ata ballafaqohen është mungesa e mobilitetit dhe e lëvizjes së tyre. Qytetet e mëdha janë më të lidhura mes vete, ndërsa vendet më të vogla shpesh mbesin të izoluara. Jemi munduar që pikërisht këtyre t’u mundësojmë që të vijnë dhe të shikojnë filmat”, ka thënë Miloviq.

Festivali katërditor i filmit është organizuar nga “Romanwood” dhe “Ballkan Sunflowers Kosova”. Drejtori i degës në Kosovë i kësaj të fundit, Muhamet Arifi, ka thënë se Kosova duhet të krenohet që është e vetmja në rajon që ka një festival që ia dedikon vetëm romëve.

Drejtori i përgjithshëm i “Ballkan...”, Raud Eugel, ka thënë se është krenar që po mbështesin këtë festival. Ai ka bindjen se festivali ka ndihmuar në zhvillimin e shprehjes artistike të romëve në Kosovë.

“Në Prishtinë është një skenë e pasur e ngjarjeve kulturore, dhe ‘Rolling...’ i kontribuon shumë asaj. Por, veç kësaj mund të sjellë edhe ndryshimin”, ka thënë Eugel.

Përveç shfaqjes së filmave, në edicionin e sivjetmë në katër ditët e “Rolling…” do të zhvillohen biseda me regjisorë vendës e ndërkombëtarë dhe do të servohen performanca muzikore e artistike. Mysafirë të edicionit të tretë të “Rolling..” janë producenti holandez Bob Entrop, regjisori e fotografi Dominik Sprizendorfer, regjisorja Djordje Çeniç, shkrimtari e kuratori Ivor Stodolsky e të tjerë.

Sponsor medial i këtij festivali është Grupi KOHA.

 


GAZETA EXPRESS: //www.gazetaexpress.com/?cid=1,20,99048


NIS RROKULLISJA E TRETË FILMIKE

Të mërkurën në Prishtinë filloi edicioni i tretë i Rolling Film Festival, një festival ky që për qëllim ka ngritjen dhe avancimin e komunitetit romë në Kosovë.
Në konferencën për media, që u mbajt të mërkurën, pak orë para hapjes zyrtare të Rolling Film Festival, të pranishëm ishin drejtori i përgjithshëm i Organizatës Joqeveritare Balkan Sunflowers, Rand Engel, Muhamet Arifi, drejtor i Balkan Sunflowers për Kosovë, Milica Miloviç, koordinatore e projektit të festivalit, dhe Sami Mustafa, drejtor artistik i festivalit.
Sami Mustafa foli për përmbajtjen e filmave që do të jepen në kuadër të Rolling Film Festival. Sipas tij, filmat janë një medium i fuqishëm për inspirimin e audiencës.
“Përmes tyre, filmëbërësit i transformojnë pikëpamjet dhe steriotipet për romët, qofshin ato negative apo pozitive. Prandaj, fakti që ekziston një festival për romët është shumë i rëndësishëm, po aq sa është i rëndësishëm edhe vetë transformimi i mendimit të njerëzve për ta”, theksoi Mustafa.
Ndryshe, në edicionin e sivjetmë të festivalit do të shfaqen 32 filma nga Europa, dhe nëntë filma të shkurtër nga Kosova. Sipas organizatorëve, në mesin e mysafirëve specialë të festivalit do të jetë filmëbërësi rom që jeton në SHBA, Valon Mustafa, producenti dhe regjisori holandez, Bob Entrop, etj.
Nga ana tjetër, koordinatorja e projektit të festivalit, Milica Miloviç, theksoi se veçantia e festivalit të sivjetmë janë të rinjtë nga radhët e komunitetit rom, të cilët do të jenë të pranishëm në ditën e dytë të festivalit, respektivisht, në skenën e Teatrit Kombëtar të Kosovës.
Sipas Milovic, mungesa e transportit për të rinjtë rom nga vendet rurale të Kosovës ishte njëra prej pengesave për pjesëmarrjen e tyre në festival. Milovic po ashtu sqaroi se hyrja në të gjitha projeksionet filmike të festivalit do të jetë pa pagesë, gjë që u mundësua nga donatorët e edicionit të tij të sivjetmë. Në mesin e donatorëve sigurisht që vlen të përmendet mbështetja e festivalit nga Ambasada e Zvicrës, Ambasada e Francës, Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur , Komuna e Prishtinës, Këshilli i Europës, por edhe ndihma e shumë vullnetarëve lokalë.
“Kosova duhet të krenohet që ka një festival të tillë, që është i vetmi i këtij lloji në rajon”, u shpreh Muhamet Arifi, drejtor i Balkan sunflowers në Kosovë, në fjalën e tij. Megjithatë, ai përmendi edhe faktin se komuniteti rom vazhdon të mbetet i margjinalizuar, kështu që njëri ndër synimet e këtij festivali është edhe avancimi i tyre si komunitet. Pjesë e edicionit të tretë të Rolling Film Festival do të jenë filmat e krijuar nga romët dhe nga joromët, që punojnë për sensibilizimin e kësaj çështjeje, sqaroi tutje Arifi. Sipas tij, edhe vetë Qeveria e Kosovës ka krijuar një strategji për avancimin e pozitës së komunitetit rom në shoqëri. Kjo strategji ka 11 komponentë, dhe njëra nga to është edhe kultura, u shpreh ai.
Sipas Arifit, Rolling Film Festival ka për qëllim përçimin e mesazhit se romët nuk janë ata që prezantohen nga bota, se edhe ata janë njerëz si gjithë të tjerët, por që vetëm kanë nevojë të arsimohen, të punësohen, dhe që të mos shikohen sy nënçmues.
I pyetur nga Express nëse ky festival ka ndikuar sadopak në thyerjen e steritotipeve për romët, Arifi u përgjigj:
“Ne mendojmë se, për këto tri vite sa ekziston festivali, ato kanë ndryshuar në mënyrë pozitive, megjithëse ende jo sa duhet. Fëmijët romë kanë filluar të arsimohen, dhe ka pasur edhe punësim të romëve në qeveri. Por, mendoj se popullata duhet të jetë më e informuar sa i përket romëve në Kosovë, sepse krahasuar me të gjitha komunitetet komuniteti rom mbetet në nivelin më të ulët të zhvillimit në vend”.
Nga ana tjetër, drejtori i përgjithshëm i OJQ Balkan Sunflower, Rand Engel, u shpreh krenar që organizata e tij po përkrah një festival të tillë. Sipas tij, skena kulturore e Prishtinës vetëm sa është pasuruar me këtë festival, për shkak se dhe vetë kultura e komunitetit rom në Kosovë i kontribuon zhvillimit të përgjithshëm kulturor të romëve në botë.
Edicioni i tretë i Rolling Film Festival, i cili u hap solemnisht të mërkurën mbrëma, në Teatrin Kombëtar të Kosovës, do të zgjas katër ditë. Përveç filmave dhe dokumentareve, pjesë e këtij edicioni do të jenë edhe aktivitete të ndryshme kulturore e artistike.

 

E- NOVINE: //www.e-novine.com/kultura/kultura-vesti/75956-Festival-romskog-filma.html
Festival romskog filma
e-Novine
Veličina slova:  

Međunarodni filmski festival, Rolling, koji okuplja romske stvaraoce kao i autore filmova o Romima, održava se od 12. do 16. decembra u Prištini. Projekcije svih filmova su besplatne
Tokom festivala biće prikazano 48 kratkih i dugometražnih filmova, uz prateće panel diskusije, radionice, koncerte i izložbe. Iz filmske produkcije odabrana su neka klasična ali i nova ostvarenja iz Britanije, Nemačke, Rumunije, Rusije, Španije, Slovenije i drugih zemalja, a biće prikazan i dokumentarni film "Romski bal" srbijanskog autora Đorđa Cenića.
Prištinski festival Rolling održava se po treći put i predstavlja jedinstven program posvećen romskoj zajednici kao platformu kulturne razmene na Kosovu, u regionu ali i širom sveta.

 

BANER